-
E mërkurë 12 Shkurt, 2025 11:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Selimi
Dëshmitari i ZPS-së, Sylejman Selimi, vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Aktualisht, ai po merret në pyetje nga Mbrojtja e Veselit.
Ju lutemi vini re se, siç ka njoftuar Trupi Gjykues, seanca e parë do të zgjasë deri në ora 12:00, pasuar nga një pushim prej 10 minutash, ndërsa seanca e dytë deri në ora 13:00. Pas kësaj, gjykimi do të vazhdojë sipas orarit të zakonshëm, me pushimin e drekës nga ora 13:00 deri në 14:30 dhe seanca të rregullta deri në orën 16:30.
-
E mërkurë 12 Shkurt, 2025 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët sot (12/02): seanca fillon në orën 11:00
Fillimi i seancës së paradites, 12 shkurt, në çështjen Thaçi dhe të tjerët, është shtyrë dhe pritet të fillojë në orën 11:00 (ose në orën 11:45 në transmetimin me vonesë).
-
E mërkurë 12 Shkurt, 2025 08:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: shtyhet fillimi i seancës së paradites (12/02)
Ju lutemi vini re se seanca e paradites, 12 shkurt, në çështjen Thaçi dhe të tjerët pritet të fillojë në orën 10:00 (ose në orën 10:45 në transmetimin me vonesë).
-
E martë 11 Shkurt, 2025 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Selimi rifillon dëshminë
Dëshmitari i 121-të i ZPS-së, Sylejman Selimi, ka rifilluar dëshminë e tij këtë mëngjes.
-
E hënë 10 Shkurt, 2025 12:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 121-të i ZPS-së në sallë të gjyqit
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W00542, ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës në sallë të gjyqit, Sylejman Selimi. Një avokat është caktuar për të ndihmuar dëshmitarin, duke siguruar se ai mund të kërkojë udhëzime në lidhje me aspekte të vetinkriminimit të mundshëm. Në përgjigje ndaj kërkesës së dëshmitarit, Trupi Gjykues, në përputhje me rregullën 151, e siguroi dëshmitarin se dëshmia e tij nuk do të përdorej kundër tij në ndjekje penale të mëvonshme para Dhomave të Specializuara. I pyetur nga Trupi Gjykues, Selimi bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.
-
E hënë 10 Shkurt, 2025 10:15
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 120-të
Dëshmitari i ri i ZPS-së, W00542, po dëshmon përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar dhe një i afërm i tij ishin rrëmbyer në vitin 1999 nga individë të armatosur që mbanin uniforma me emblemën e UÇK-së dhe më pas ishin dërguar në një vend ku ishin marrë në pyetje dhe ishin keqtrajtuar.
-
E enjte 6 Shkurt, 2025 14:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 6 shkurt 2025: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
KSC Spokesperson Michael Doyle
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 5 Shkurt, 2025 17:30
Share this page
Informimi javor për median më 6 shkurt
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 6 shkurt, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 4 Shkurt, 2025 16:15
Share this page
Çështja Januzi dhe të tjerët: Trupi Gjykues miraton marrëveshjet për pranimin e fajësisë
Sot, 4 shkurt 2025, Trupi Gjykues në çështjen Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala miratoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë të arritur midis ZPS-së dhe tre të akuzuarve në këtë çështje. Në përputhje me marrëveshjet, Trupi Gjykues shqiptoi gjithashtu dënimet: Haxhi Shala u dënua me 3 vjet burgim, ndërsa Januzi dhe Bahtijari u dënuan me nga 2 vjet burgim. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.
-
E martë 4 Shkurt, 2025 12:00
Share this page
Çështja Januzi dhe të tjerët: transmetimi i vendimit mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash
Ju lutemi vini re se transmetimi i vendimit mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë, i paraparë të fillojë në orën 14:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin në shqip.