Më 2 korrik 2026, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kërkesën e Mbrojtjes së Pjetër Shalës për zgjatje afati, deri më 2 tetor 2026, për të dorëzuar kërkesë referuese, në vijim të vendimit të Gjykatës Supreme më 25 qershor 2026. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Pjotr Hofmanski do të vendosin lidhur me kërkesën dhe parashtrimet përkatëse lidhur me këtë aspekt.
Ju lutem kini parasysh se një kërkesë tjetër referuese nga Pjetër Shala  aktualisht po shqyrtohet nga i njëjti Paneli I Gjykatës Kushtetuese, sikurse është njoftuar më parë.

E premte 3 Korrik, 2026 09:38