Informim i DHSK-së për median - 14:30

Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj, si dhe emërtimin e medias, në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

Raporti i vitit 2025 i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), së bashku me raportin vjetor të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) tashmë janë të disponueshëm në faqen e internetit të DHSK-së në të tri gjuhet zyrtare të gjykatës: shqipe, serbishte dhe anglishte. Raporti ofron informacion...
Raporti i vitit 2025 i DHSK-së dhe ZPS-së

Raporti i vitit 2025

Publication type
Raport

Çështja gjyqësore e DHSK-së kundër udhëheqësve të lartë lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit përfundoi në fund të vitit 2025 me përfundimin e paraqitjes së provave të Mbrojtjes dhe Paneli i Apelit shqiptoi aktgjykimin në një çështje gjyqësore tjetër për krime lufte. Krahas kësaj, procedura paraprake për një çështje lidhur me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë ka përfunduar dhe u miratuan marrëveshjet për pranimin e fajësisë në një çështje tjetër, ku tre të akuzuarit pranuan fajësinë për akuzat për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Kryetarja dhe Administratorja shkuan në Kosovë, përkatësisht në maj dhe tetor 2025, për t’u takuar me palët e interesuara dhe për t'i informuar mbi veprimtarinë aktuale të gjykatës. Kryetarja ishte gjithashtu në dispozicion për  intervista me media në Kosovë dhe për  takime me shoqërinë civile. Ekipi i komunikimit dhe ndërgjegjësimit ka vazhduar të organizojë gjatë vitit 2025 një larmi veprimtarish në Kosovë.

Subscribe to