Ligji për DHS dhe ZPS

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është një ndër instrumentet themelore për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe përcakton parimet themelore që drejtojnë veprimtarinë gjyqësore të Gjykatës. I miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, në bazë të një amendamenti kushtetues (neni 162), Ligji përcakton dhe rregullon organizimin, funksionet dhe juridiksionin e të dy institucioneve. 

Dokumente Themeluese

Dokumentet e renditura në këtë faqe përbëjnë bazën ligjore dhe institucionale të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës. Ato përfshijnë Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Shkëmbimin e Letrave, amendamentin kushtetues të miratuar në Kosovë dhe marrëveshjet që rregullojnë funksionimin e Dhomave të Specializuara në Holandë.

Masat e Kovid-19 për të gjithë vizitorët

Autoritetet kompetente të shtetit pritës kanë ulur së fundmi rrezikun nga KOVID-i në nivelin më të ulët. Kjo ndodh për shkak të programit të vaksinimit dhe imunitetit natyror nga infeksioni i mëhershëm. Ndërsa rreziku i lidhur me KOVID-in është ulur, ai nuk është zhdukur. Prandaj, personat që shfaqin simptoma të lidhura me KOVID-in ose që kanë një infeksion KOVID të konfirmuar luten të përmbahen nga vizitat në ambientet e DHSK-së/ZPS-së.

Subscribe to