KONTAKT

Kosovo Specialist Chambers

Procurement Unit

P.O. Box 47

2501 CA The Hague

The Netherlands

 

Email: [email protected]

(Shënim: Kjo postë elektronike NUK përdoret për paraqitje ofertash. Ofertat që dërgohen përmes kësaj poste elektronike refuzohen automatikisht)

FTESA TË HAPURA

Në qoftë se më poshtë nuk ka dosje, atëherë nuk ka ftesa të hapura.

Shënim: Të gjitha procedurat e prokurimit kryhen vetëm në anglisht.

Commercial contract opportunities for translators

Request for expression of interest for rostering of translators (Serbian, Albanian)

FTESË/FTESA PËR TENDERIM

Të gjitha procedurat e tenderimit, kërkesat për shprehje interesi, si edhe kërkesat për informacion, të publikuara në këtë faqe, janë të hapura për tenderim publik. Në procedura tenderimi mund të marrin pjesë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, pa asnjë kufizim. Rregullat (e kufizimit) të origjinës nuk janë të zbatueshme në lidhje me mallrat e blera.

Shënim: Ofertat duhet të paraqiten në përputhje me udhëzimet që përmban çdo dosje tenderi e publikuar. Ofertat e paraqitura në çfarëdo mënyre tjetër refuzohen automatikisht.

 

Sistemi i prokurimeve

Procedura e prokurimeve

Procedurat e kontraktimit për prokurimet e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës shpjegohen në “Udhëzues praktik për procedurat e kontraktimit për projektet e jashtme të financuara nga BE-ja” (PRAG). Adresa në internet për publikun në lidhje me PRAG-un dhe  të gjitha anekset e tij është:

https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/ePRAG

Praktika profesionale

Afati përmbyllës i Ftesës sonë më të fundit për Aplikime për Praktikë Profesionale 1-2026 ishte 16 qershor 2026.

Aktualisht është duke u kryer procedura e përzgjedhjes dhe rekrutimit.

Ju lutemi vizitoni faqen tonë rregullisht për mundësi të tjera në të ardhmen.


Me synim nga e ardhmja, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës ofrojnë një sërë mundësish për kryerjen e praktikës profesionale, për t’u mundësuar praktikantëve përvojë pune të drejtpërdrejtë dhe unike brenda kësaj organizate.

Kryetari

Kryetari i Dhomave të Specializuara të Kosovës është përgjegjës për administrimin gjyqësor të Dhomave të  Specializuara  dhe për funksione të tjera që i akordon Ligji. Kryetari përfaqëson Dhomat e Gjykatësve. 

Administratori

Administratori është autoriteti më i lartë administrativ i gjykatës. Gjithashtu, ai është në krye të shërbimeve mbështetëse gjyqësore nëpërmjet të cilave u mundëson Dhomave dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të gjithë mbështetjen e nevojshme ligjore dhe operative.

Kriteret e punësimit

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs janë njё organizatё dinamike, e cila synon të punësojë profesionistё tё kualifikuar me kompetencë dhe përvojë përkatëse, mbi bazën e një përfaqësimi sa më të gjerë gjeografik, duke respektuar parimin e mosdiskriminimit dhe duke synuar një përfaqësim gjinor të baraspeshuar.

Cookie-t

ҪFARЁ JANЁ COOKIE-T?

Cookie-t janë skedarë tё vegjë tekstesh qё depozitohen nё kompjuterin tuaj nga faqja e internetit qё vizitoni. Ato shfrytëzohen gjerësisht pёr tё mundësuar ose përmirësuar funksionimin e faqeve tё internetit, si dhe pёr t’u mundësuar informacion pronareve tё këtyre faqeve.

Subscribe to